Edhe Bleron Baraliu shpërthen ndaj Albin Kurtit

Aktuale

Edhe Bleron Baraliu shpërthen ndaj Albin Kurtit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:16
Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu e ka quajtur kryeministrin Kurti “qyqar fjalëmadh e punëhiç, gënjeshtar tautologjik e nacisist me përmasa historike”.

Vendimin e sotëm të Kurtit, Baraliu e ka krahasuar me krijimin e Gjykatës Speciale. Ai ka shkruar se themelimi i Speciales zbehet në një mizë të padukshme karshi “hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike serbe”.

“Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe.”

Baraliu ka thënë se Kurti nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale.

“Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin.”

“”Nuk kemi çare”, thoshte Hashimi; “S’patëm çare”, paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë.  Nuk paska patur çare sepse ‘nuk futemi ndryshe në KiE’ paska thënë qyqari. Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje – jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit.”

Baraliu ka thënë se “gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë që ia kemi dhënë votën këtij imbecili politik”.

“Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik!  Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t’ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës.  Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat