Zemaj: Pas hidrocentraleve ra edhe “kauza” e kamotshme e VV-së për pronat e Manastirit të Deçanit

Aktuale

Zemaj: Pas hidrocentraleve ra edhe “kauza” e kamotshme e VV-së për pronat e Manastirit të Deçanit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:21
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se pas hidrocentraleve ka rënë edhe kauza tjetër e kamotshme e VV’së për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka shkruar “keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”.

“Pas hidrocentraleve bie “kauza” tjetër e kamotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat