Kadriaj - Kurtit: Turpi të mbuloftë me autobus ke bartë aktivistë për të protestuar për Manastirin

Aktuale

Kadriaj - Kurtit: Turpi të mbuloftë me autobus ke bartë aktivistë për të protestuar për Manastirin

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:44
Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ë t’i regjistrohen 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Kadriaj i ka kujtuar Kurit protestat rreth kësaj çështje.

“Pse, kur e ka mbajt bajrakun Albini?

Turpi të mbuloftë, me autobus ke bartë aktivistë e i ke sjellë në Deçan me protestu për Manastirin!”, ka shkruar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat