Imeraj: Vendimi për pronat e Manastirit prek edhe sovranitetin e Kosovës

Aktuale

Imeraj: Vendimi për pronat e Manastirit prek edhe sovranitetin e Kosovës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:56
Shkodran Imeraj

Kryetari i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, tha se vendimi i Qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, ka goditur rëndë sistemin juridik e kushtetues, përfshirë edhe sovranitetin e Kosovës.

Madje sipas tij, lidhur me zbatimin e këtij vendimi, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka rënë në kundërshtim me qëndrimet e tij të mëhershme.

“Ne kemi pasur informata para dy ditëve në këtë drejtim. Ishte një qëndrim i kundërt me qëndrimet e mëhershme të Kurtit, sa i përket zbatimit të këtij vendimi. Ne kemi pritur që deri në momentin e fundit Qeveria s’do ta lejojë një zbatim të tillë, pasi që ka qenë përgjegjësi e tyre ligjore dhe juridike. Ky vendim është në vetvete problematik për Kosovën. Ne e kemi cilësuar dhe vazhdojmë ta cilësojmë, se ky vendim i Agjencionit Kadastral të Kosovës, është vendimi më i rëndë që e ka goditur sistemin juridik dhe kushtetues, po ashtu sovranitetin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Imeraj.

I pyetur se a mund të ketë pasur opsion tjetër, Imeraj tha se zgjidhja e vetme ka qenë moszbatimi i këtij vendimi.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi, që zgjidhja e vetme ka qenë moszbatimi i këtij vendimi. Ne e shohim me dyshim, shpresojmë që ky test i Qeverisë me Këshillin e Evropës të kalojë”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat