Ukaj: ShBA dhe BE duket se kanë koordinim për një takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi

Aktuale

Ukaj: ShBA dhe BE duket se kanë koordinim për një takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:58
Fidan Ukaj

Analisti politik, Fidan Ukaj ardhjen e emisarit amerikan, Gabriel Escobar e ka cilësuar si një koordinim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë,  për shtyerjen përpara të marrëveshjeve të dakorduara më herët.

Derisa sa i përket vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës e cila i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit, tha se Kurti më herët një vendim të tillë e kishte quajtur si „vendim të Millosheviqit“ derisa tani i njëjti po e zbaton një urdhëresë të tillë.

“Ardhja e zotit Escobar në Kosovë siç duket është një koordinim mes ShBA-së dhe Bashkimit Evropian se vërtetë ndodh një takim i nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe të shtyhen përpara zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara më herët mes Kosovës dhe Serbisë. Mbetet të shihet nesër se vërtetë Kurti a do të jetë konsistent nga ajo që e ka thënë, apo do të zbrapset ashtru siç u zbraps në vendimin e fundit, duke shku deri në atë ekstrem duke e quajtur një vendim të Millosheviqit.

E tani po ky kryeministër që e ka quajtë vendim të Millosheviqit marrjen e atyre hektarëve nga ana e manastirit sot i dha urdhër Agjencise Kadastrale të Kosovës që një urdhëresë e tillë e kohës së Milosheviqit të vihet në zbatim“, tha Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat