Manastirit iu regjistrua dje prona, sot u nxor certifikata – Zbulohet çka raportoi Gërvalla në notën verbale

Aktuale

Manastirit iu regjistrua dje prona, sot u nxor certifikata – Zbulohet çka raportoi Gërvalla në notën verbale

Më: 13 mars 2024 Në ora: 18:17
Kurti dhe Gërvalla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se Qeveriai ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. Ai ka bërë të ditur se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka publikuar Notën Verbale të dërguar nga Gërvalla, ku tregohet për vendimin e Qeverisë që të urdhërojë Agjencinë Kadastrale për kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri dhe gjithashtu konfirmohet se Agjencia e ka implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke i regjistruar hektarët në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Gërvalla në shkresën e saj ka thënë se institucionet e Kosovës do të vënë në dispozicion të Këshillit të Evropës edhe certifikatën për posedimin e pronës , ku konfirmohet regjistrimi në emër të Manastirit të Deçanit.

Ajo po ashtu ka shprehur pritjet e saj që pas këtij vendimi të Kosovës të ketë epilog pozitiv në takimin e muajit maj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat