Gjyshinca: Nën lidershipin e Kurtit, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në KE

Aktuale

Gjyshinca: Nën lidershipin e Kurtit, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në KE

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:12
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, thotë se nën lidershipin e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Gjë që do t’i sjellë shumë të mira shtetit dhe popullit tonë, ndër to edhe të qenurit nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Gjyshinca ndër tjera në Facebook.

Sipas tij, vendimi i sotëm edhe pse shumë i vështirë, duke e ditur kronologjinë e kontekstin e tij si proces, është dëshmi e fortë për guximin, pjekurinë politike dhe prioritizimin strategjik në dobi të interesit të shtetit që ka Qeveria Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur sot se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

Vendimi u mirëprit menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak minuta pasi Kurti njoftoi për vendimin, në një konferencë për media bashkë me presidenten Vjosa Osmani, emisari amerikan tha se ky hap që ndërmori sot Qeveria e Kosovës, ishte i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat