Peci: Diplomacia amerikane nuk ka hequr dorë nga Qeveria, Kosova vazhdon ta ketë një derë të hapur

Aktuale

Peci: Diplomacia amerikane nuk ka hequr dorë nga Qeveria, Kosova vazhdon ta ketë një derë të hapur

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:57
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot e ka bërë të qartë se ku qëndron SHBA në raport me dy institucionet kyçe të Kosovës.

“Diplomacia Amerikane nuk ka hequr dorë nga Qeveria, sepse është Qeveria ajo që duhet ta bëjë zbatimin e marrëveshjes”, tha Peci.

Peci ndër tjera ka shtuar se Kosova vazhdon ta ketë një derë të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se vizita e Escobar në Kosovë është një përpjekje për ta rikthyer dialogun në binarë, për çka thotë se ka pak ”shpresa që do të ndodhë”.

‘‘Një vizitë për menaxhimin e krizës dhe tensioneve në veri”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat