Ahmeti për vendimin e Qeverisë për Manastirin: A e bëri Kurti kompromisin për interes të Kosovës apo personal?

Aktuale

Ahmeti për vendimin e Qeverisë për Manastirin: A e bëri Kurti kompromisin për interes të Kosovës apo personal?

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:44
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli për aktualitetin politik.

Ahmeti, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, në krye me Albin Kurtin për Manastirin e Deçanit.

“Për mua është jologjike. Nuk është problem që e ka pranuar vendimin, sepse rrjedhimisht një kryeministër duhet të bëjë kalkulime sepse ai që është më i fortë ta dredhë dorën. Duke e ditur krejt, edhe qeveria edhe opozita, e kanë ditur që s’kishin mundur ndryshe. Në vend se me i përgatit qytetarët me u tregu cilat janë benefitet e këtij vendimi…”, u shpreh Ahmeti.

“Edhe për Asociacionin këtë frikë e kam… sepse s’e dimë përmbajtjen”, shtoi tutje.

Ahmeti, tha se hallin me Qeverinë e Kosovës e ka, siç u shpreh ai, “që po rrejnë”.

“Jo veç ky, por edhe deputetët”, tha ai.

Ahmeti shtoi tutje se dallimi i vetëm që duhet analizuar tashti është se “a e ka bërë Kurti kompromisin për interes të Kosovës apo për interes të vetin”.

Ahmeti, tutje tha se “Manastirin nuk ia kemi dhënë Serbisë”.

“Nuk ia kemi dhënë Serbisë bre. Pse po e konsideroni Manastirin e Deçanit pronë të Serbisë. Është trashëgimi kulturore e jona”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat