Shala: Vendimi për Manastirin e Deçanit është puro politik

Aktuale

Shala: Vendimi për Manastirin e Deçanit është puro politik

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:48
Asdren Shala

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, (PSD), Asdren Shala deklaroi se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit është puro politik.

Kjo pasi sipas Shalës, Këshilli i Evropës e ka kushtëzuar Qeverinë Kurti në procesin e integrimit, gjë që sipas tij, Këshilli në këtë rast është treguar selektiv.

“Veprimi i sotshëm i Qeverisë së Kurti duhet mu opanë dritën e procesit të dilogut Kosovë Serbi edhe ati Nenit 7 të famshëm, ku mes tjerash Kosova obligohet edhe për mbrojtje të veçantë me një statut pak më të zgjeruar për kishat serbe në Kosovë.  Pra assesi nuk bënë me ra në kurthin e asaj që Kurti e ka vonuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, as ne nuk duhet me ra në kurthin e asaj që ky vendim ka të bëjë me një betejë juridike mes Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim është puro politik, Këshilli i Evropës i ka vë kusht Qeverisë së Kosovës nëse do me ecë tutje në procesin e integrimit duhet me rregullu çështjen e Manastirit të Deçanit i cili është i hapur. Pa çka se ka një vendim Gjykata aty nga viti 2015, pra këtu në këtë rast edhe Këshilli i Evropës është pak selektiv. Gjë që selektiviteti i këtij Këshilli vjen ose i mundësohet nga qasja e Qeverisë Kurti e cila po e don pushtetin”, tha Shala.

Derisa shtoi se “Qeveria Kurti për me mbajtë pushtetin tashmë është bërë e dëgjueshme nga faktori ndërkombëtarë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Teksa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar Këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Njëherit, në dokumentin e publikuar nga një gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhet se Gërvalla i ka njoftuar se Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka zbatuar aktgjykimin duke përfshirë të dhënat pronësore.

Derisa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mirëpresin vendimin për Qeverisë të quar përpara zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit.

Hovenier, ka thënë se kjo demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat