​Miratohet raporti me amendamente për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë

Aktuale

​Miratohet raporti me amendamente për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:25
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, me shtatë vota pro dhe tri abstenime miratoi raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Për këtë raport nuk pati diskutime nga anëtarët e këtij Komisioni.

Ndërsa, zëvëndës kryetari i parë i këtij Komisioni, Hydajet Hyseni Kaloshi propozoi që në kuadër të vizitave nëpër komunitetit, Komisioni të viziton edhe komunitetin boshnjak. Për këtë nuk u pajtua deputeti nga radhët jo shumicë, Enis Kervan.

Hyseni-Kaloshi: Propozoj të komunikojmë me komunitetin boshnjak

“Vizitat për komunitetet e ndryshme, meqë kemi pasur takime të tilla, mendojmë që është mirë të planifikojmë edhe vizitën e radhës. Unë do të propozoja që kësaj radhe të komunikojmë me komunitetin boshnjak”, tha ai.

Për këtë propozim pati vërejtje deputeti nga radhët e komunitetit turk, Enis Kervan. Ai propozoi që vizitat të bëhen në mënyrë institucionale, në ato komuna siç tha ai ku ndodhen komunitetet.

Kervan: Nuk është në rregull me komunitetet me u takuar, por me institucionet

“Mendoj se nuk është në rregull me komunitetet me u takuar, por me institucionet. Prandaj, ne kemi filluar me komunën e Gjilanin. Propozoj që takimi I radhës të jetë në Prizren, Lipjan. Në çdo komunë ekzistojnë Komisionet për komunitete. Kështu që në çdo komunë përfshihen komunitetet jo-shumicë dhe mundemi me kuptuar institucionalisht se çka po bëjnë në aspektin e zbatimit të ligjeve. Prandaj, ne s’kemi pasur takime me komunitetet, kjo iniciativë nuk është e keq, por tani kërkohet që me çdo komunitet me u takuar. Kështu që më mirë është në mënyrë institucionale në ato komuna ku janë komunitetet”, theksoi Kervan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat