Pas sulmit në Banjskë, eksperti i sigurisë ngre pyetjet: Ku janë Zvonko e Zhelko Veselinoviqi

Aktuale

Pas sulmit në Banjskë, eksperti i sigurisë ngre pyetjet: Ku janë Zvonko e Zhelko Veselinoviqi

Nga: A.SH Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:38
Zvonko e Zhelko Veselinoviqi

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka pyetur se pas sulmit të Banjskës dhe pasi kompanitë e Radoiçiqit fituan tenderë nga Serbia në vlerë prej 8.5 milionë euro, ku janë ku janë Zvonko e Zhelko Veselinoviqi.

Ai thotë se duhet të merren informata se ku ishin para sulmit, çfarë funksionin kanë patur e shumë çështje tjera që ngren shumë pikëpyetje.

Postimi i plotë:

📌Ku janë Zvonko e Zhelko Veselinoviqi !

Dy ditë pas Banjskës, kompanitë e Radoiçiqit fituan tenderë nga Serbia në vlerë prej 8.5 milionë euro ( gazeta zëri ).

♦️ Por interesant është të pyetet për :

Zvonko e Zhelko Veselinoviqit

- Çfarë funksioni kanë patur para sulmit në Banjskë ?

- Lidhja e tyre në sulmin e Banjskës me VOA,VBA,KOS dhe BIA ?

- Funksioni i tyre pas sulmit të Banjskës me MUP dhe Prokurori, Gjykatë të Serbis ?

- Detyra e re që kanë tani para formimit të qeveris se re në Beograd ?

- Pozicioni i tyre pas formimit të qeverisë në Beograd ?

📍 Radoiçiqi pra ka rolin e pozicionit të qenit ,pronar i të cilit janë Veselinoviqat !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat