Tahiri: Kampion i tenderëve njëburimor është KEK-u

Aktuale

Tahiri: Kampion i tenderëve njëburimor është KEK-u

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:43
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se “kampion” i kontratave njëburimore është KEK-u.

Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ai tha se janë 30 faqe dokumente A3 të kontratave njëburimore dhe janë në vlerë të rreth 209 milionë eurove.

“Janë 30 faqe dokumente A3 të kontratave njëburimore, duke përfshirë edhe anekse në vlerë të 209 milionë eurove. Po flasim për një shumë të madhe, të cilat janë nënshkruar në kontraktim njëburimor. Nuk ka logjikë, nuk ka shpjegim në qoftë se në raportim që e kemi tregon se janë 781 kontrata që përfshijnë edhe aneks kontrata në kontraktim njëburimor”.

“Me rezolutën që ka propozuar LDK-ja, po kërkojmë që ministrat të raportojnë mbi çfarë baze i kanë nënshkruar këto kontrata njëburimore. Dyshimi është i bazuar, që këtu mundet me pas subjekt të korrupsionit. Kampion i tenderëve njëburimor është KEK-u”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat