Shpend Ahmeti thotë se është i gatshëm ta ndihmojë kryeministrin Kurti në relacionet me SHBA-në

Aktuale

Shpend Ahmeti thotë se është i gatshëm ta ndihmojë kryeministrin Kurti në relacionet me SHBA-në

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:48
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në relacionet me SHBA-në.

Ahmeti ka thënë se egot politike duhet të kapërcehen e të tregohet seriozitet dhe të shfrytëzohen mundësitë dhe dyert që po i hapen Kosovës.

“Për krejt qato çka i thashë për Albin Kurtin për  relacionet me Amerikën, sot isha shku me ndihmu me ditë që jemi tu mendu marë. Sot, nuk kam kurrfarë problemi, le të më shajnë, le të më thonë tradhtar e çkado. Thirrni vetvetes se nuk është hajgare kjo. Unë kam qenë i akuzum si spiun i Amerikës në Vetëvendosje, por për Kosovën gjithë. Ulna edhe me tradhtarin me diskutu nëse ti mendon se është tradhtari, por nuk është qëllimi aty.

Thirrni  ndërgjegjes, thirrni pak mendjes e vetvetes pak.  Kapërceni egot pak se nuk është krejt një grusht votash. Nuk jemi tu mësu ne në demokraci hala, jemi si fëmi….demokracinë e kemi copy  paste, letër. U mytën njerëzit tu i mëshu Gjykatës Kushtetuese, thonë ata janë të kapur. Prej kujt të kapun, kush i ka kapë. Ky konsipiracioni për Manastirin e Deçanit, kush e ka ba këtë vendim. Na mytën me qisi stroie, po dojnë me e vra kryeministrin në Maqedoni. Kush? Talat Xhaferi a? Ata e kanë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edi Rama vëlla i Vuçiqit. Mos e teproni. Po e kuptojmë s’po e dojmë qashtu, por është kryeministër i Shqipërisë….

Përdori shqiptarët në Maqedoni për të mirën e Kosovës, le të na përdorin ata neve. Mos shko atje me i përça. Çka po don me thanë se Ali Ahmeti nuk është shqiptar i mirë, apo po don me ju luftu korrupsionin e tyre. Thirrni mendjes se nuk jemi shumë. Përparim më të madh shqiptarët nuk kanë pasur se në këto 10 vitet e fundit… Kemi asete, kemi individë jashtëzakonisht të fortë, kemi dyer. Le ti hapim ato dyer.”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat