Humolli: Vendimi për tokën afër Manastirit është në favor të politikës shoviniste-serbe

Aktuale

Humolli: Vendimi për tokën afër Manastirit është në favor të politikës shoviniste-serbe

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:02
Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e ka quajtur vendim të gabuar dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit. Humolli ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti sikurse para zgjedhjeve.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër qytetarëve të Kosovës, teksa e quan vendim që është në favor të “politikës sllovene-serbe”.

“Vendimi është i gabuar për arsye se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër qytetarëve, ka vendos një vendim që është në favor të politikës shoviniste-serbe, dhe politika shoviniste-serbe nuk din me u ndal pavarësisht prej analizave ose prej vlerësimit shurllakut tonë, që gjoja duke dhëne diçka Serbisë, mu ngi Serbia.

Ne e kemi parë praktikisht që Serbia prej viteve 80, kurrë nuk është ngijë ka bërë krime kundër serbe për me naj lënë neve faji dhe tashti ne nuk guxojmë me ra pre e këtij vlerësimi të gabuar politikisht .
Serbia dinë veç kur t’i thuash ndal me marrë vesh çka është për këtë arsye është vendimi gabuar ja ka qel rrugën për me bë krime tjera që ka me bo Serbia kundër Kosovës. Albin Kurti nuk është më siç ka qenë Albini para zgjedhjeve tashti është njëjtë sikur partitë tjera nuk ka dallim”,
u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat