Flet gazetarja nga Mali i Zi: Tërmeti u ndie shumë, u krijua shumë frikë e panik

Aktuale

Flet gazetarja nga Mali i Zi: Tërmeti u ndie shumë, u krijua shumë frikë e panik

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:18
Dafina Teliqi

Dafina Teliqi, gazetare në Mal të Zi, ka folur për tërmetin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.

Ajo theksoi se tërmeti është dëgjuar shumë në Ulqin, meqë qytetarët e këtij vendi shumica ishin zgjuar për shkak të muajit të Ramazanit.

“Shumica e banorëve në Ulqin kanë qenë të zgjuar. Krejt jemi frikësuar, lëkundjet nuk kanë qenë të lehta, ajo që ka qenë e veçantë është kohëzgjatja, ka zgjatur më shumë se zakonisht”, u shpreh Teliqi.

Teliqi theksoi se tërmeti ka ndodhur në Nikshiq, vetëm pak kilometra larg Podgoricës.

Ajo shtoi se asnjë vend nuk ka pasur dëme materiale, por vetëm sipas saj, frikë dhe panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat