Escobar ndaloi edhe në Pejë

Aktuale

Escobar ndaloi edhe në Pejë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:58
Gabriel Escobar dhe Gazmend Muhaxheri

Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është ndalur edhe në qytetin e Pejës, duke u takuar me kryetarin e vendit, Gazmend Muhaxherin.

“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë,” shkruan Muhaxheri.

Muhaxheri ka shprehur që ishte i nderuar që takoi Escobarin.

“Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë,” ka shkruar Muhaxheri.

Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat