Eksperti befason me deklaratën: Radoiçiq ka hapur fabrikë monedhash false, arrestohen dy grupe në Kosovë

Aktuale

Eksperti befason me deklaratën: Radoiçiq ka hapur fabrikë monedhash false, arrestohen dy grupe në Kosovë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:28
Milan Radoiçiq

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Radoiçiçi po i bën një dëm të madh rajonit pasi ka hapur fabrikë për falsifikimin e monedhave e tashmë dy grupe kriminale që merren me këtë veprimtari janë identifikuar dhe arrestuar në Kosovë.

“Dua të përmend një informacion, Radoiçiçi qëndron pas një krimi shumë të madh që po i bëhet Europës sepse ka në posedim një fabrikë për prodhimin e monedhave false me çfarë e ka vërshuar së fundmi rajonin. Gjithashtu ai ka monedha false si të vogla edhe të mëdha në të gjithë Europën.

Ne për këtë kemi njoftuar edhe policinë e Kosovës, se Radoiçiçi ka në posedim një vend ku prodhon monedha të falsifikuara dhe të njëjtat së fundmi janë prezente në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur dy grupe të arrestuara dhe janë sekuestruara qindra mijëra euro. Dua të përmend faktin se ai përpos që është një kriminel që dëmton qytetarët e Kosovës, dëmton gjithë rajonin e Europës me këto monedha false”,-tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat