Vendimi për Manastirin e Deçanit, Zemaj: Nuk garanton anëtarësimin në KiE

Aktuale

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Zemaj: Nuk garanton anëtarësimin në KiE

Më: 14 mars 2024 Në ora: 18:46
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin për Manastirin e Deçanit.

Ai është shprehur se ku vendim nuk e garanton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zemaj këtë vendim e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se i privon nga një e drejtë e cila, sipas tij, garanton zhvillim ekonomik.

“Nuk ka garanton ky vendim tash anëtarësimin në Këshillin e Evropës sepse ka edhe detyra shtesë dhe përgjegjësi shtesë. Ka edhe tema të tjera që duhet para se të arrish deri tek anëtarësimi, këto do t’i shohim ditët në vijim”.

“Do të dëshiroja që ne të ishim tani pjesë e Këshillit të Evropës. Ky vendim është i padrejtë, qytetarët e Deçanit janë privuar nga një e drejtë e cila garanton zhvillim ekonomik ndër vite”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat