PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

Aktuale

PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

Më: 14 mars 2024 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vendimin e fundit për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit, ndërsa kanë paralajmëruar se themelimi i Asociacionit do të shënojë kapitullimin e tij në dialog

PSD, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit, ka thënë se “edhe dje e pamë se si përmbysjen  e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë, vetëmohim me logjikë të shëndoshë, për një të mirë më të lartë”.

“Ndonëse kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të flasim për veprim, por për metodë të sigurimit të imazhit e mirëmbajtje të maskës mbi fytyrën e vetëdijshme për kompromiset e sanksionet si taksë për teatralitetin”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Duke folur për Kurtin, PSD thotë se, “synimi është më se i qartë, teksa skenat dita-ditës përshkallëzohen, lavde thuren nga vasalët e aleatët kritikojnë e sanksionojnë. Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog”.

“Me këmbënguljen e Kurtit për të mbajtur gjallë mitin rreth tij si i pakompromis, ai po pranon jo thjesht kompromise, por edhe kushte”.

Sa me i madh vrulli për të thënë ‘jo’, aq më e madhe fjala ‘po’ në fund, të cilën me heshtje e lakime gjuhësore tenton ta mbulojë, për ta mbajtur në kujtesë vetëm rezistencën e përkohshme për autobiografinë e tij. Por, pjesa më voluminoze ‘dëmet, Dështimet e Mashtrimet’ në autobiografi mbetet kryesorja dhe më kuptimplota për Kurtin dhe rezistencën e tij për e drejt Asociacionit”, thuhet në komunikatën e PSD-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat