“Ndërkombëtarët janë shumë të tronditur”, Gërvalla flet për raportin 50 faqesh për sulmin terrorist në Banjskë

Aktuale

“Ndërkombëtarët janë shumë të tronditur”, Gërvalla flet për raportin 50 faqesh për sulmin terrorist në Banjskë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 22:30
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Ministria që ajo drejton, raportin për sulmin terrorist në Bansjkë e ka përcjellë te ndërkombëtaret qysh në tetor të vitit të kaluar.

Ajo thotë se ndërkombëtarët janë të tronditur kur e shohin atë raport, për shkak se aty ka edhe fotografi të ndryshme që e tregojnë sa masiv ka qenë sulmi.

“Në përgjithësi, janë shumë të tronditur kur ua japim atë raport, sepse aty ka edhe fotografi të ndryshme të cilat e shpjegojnë, jo vetëm sa masiv ka qenë ai sulm, por shpjegojmë edhe origjinën e armëve, që janë aty, sasinë e armëve, përshkrimin e armëve e tjerë e tjerë. Zakonisht, partnerët me të cilët bisedoj dhe u jap në dorë, janë mjaft të tronditur nga përmbajtja e tij. Por, është shumë me rëndësi të thuhet që informacionet janë dhe informacionet, faktet që ne i kemi futur në atë raport janë të verifikueshme në Kosovë”, tha Gërvalla.

Ajo thotë se përse Prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, atë ende nuk e di.

“Nuk është që ne nuk kemi përfaqësues ndërkombëtarë që po të ketë dilema rreth vërtetësisë së atyre fakteve, u dashka të presim Prokurorinë dhe Gjykatën. Krejt tjetër temë është për ne, pse Prokuroria ende, gjashtë muaj më pas nuk e ka ngritur asnjë aktakuzë të vetme për rrethana të cilat qartë e tregojnë”, tha Gërvalla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat