Maloku: Escobar i la një obligim të madh Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Maloku: Escobar i la një obligim të madh Qeverisë së Kosovës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:52
Albinot Maloku

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi sot para mediave se ka marrë një premtim nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit ” do t’i shqyrtojë propozimet rreth çështjes së dinarit”.

Lidhur me këtë, analisti politik Albinot Maloku, tha në Edicionin Special se kjo është një obligim i madh që diplomati amerikan po ia lë ekzekutivit kosovar.

“Në qoftë se kemi pasur premtime të mëparshme se do të kujdesemi që mos të jetësohen vendime që janë konsideruar edhe politikisht jo korrekte, atëhere kemi pasur të faktuar se ky premtim a po mbahet?

Pra, diplomati Escobar i la qeverisë një barrë tepër të madhe për të parë edhe këtë fenomen se si do t’i qaset premtimeve”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat