Kraki flet për dinarin dhe vendimin për Manastirin e Deçanit: Hapat e Kosovës janë duke dhënë rezultate

Aktuale

Kraki flet për dinarin dhe vendimin për Manastirin e Deçanit: Hapat e Kosovës janë duke dhënë rezultate

Më: 15 mars 2024 Në ora: 00:15
Nezir Kraki

Për vizitën e emisarit amerikan Gabriel Escobar, mesazhet e tij dhe çështjen e dhënies së pronave manastirit të Deçanit, profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, i ftuar në ‘Lajmet e fundit’ të RTK-së, tha se çështja e dinarit të Serbisë është e ekzagjeruar dhe se asaj duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes.

Ai tha se tema e çështjes së përdorimit të dinarit të Serbisë është e ekzagjeruar, kurse temat si ajo që kërkon pranimin e marrëveshjes së Brukselit e Ohrit nga Serbia dhe Kosova janë të kuptueshme .

Sipas Krakit, ndërmjetësuesit në dialog presioni po i bëjnë vetëm Kosovës, ndërsa Serbia po lutet. “Serbisë po i bëhen lutje dhe sugjerime, ndërsa Kosovës presione dhe shtrëngime”, tha ai.

Kraki tutje tha se Kosova nuk po kërkon diçka të mbinatyrshëm.

“Kosova nuk kërkon asgjë më shumë se sa shtetin e së drejtës. Hapat e Kosovës janë duke dhënë rezultate, po vërehen ndryshime, po vërehet rikthimi i serbëve në institucione, përmes regjistrimit të makinave e shume të tjera”, thotë ai.

Kurse për dhënien e pronës Manastirit të Deçanit, Kraki tha se ky është një lëshim ndaj serbëve lokal e jo ndaj Serbisë.

“Sa i përket pronave të Manastirit, është mire që u mbyll kjo temë, ka qenë një kërkesë e ndërkombëtarëve, duhet të respektojmë vendimin e Kushtetueses, Kurti e ka kundërshtuar me kohë këtë, por ai i nënshtrohet ligjit e Kushtetutës”, tha Kraki.

“Nuk e di cili do të jetë rezultati konkretë për këtë por Kurti ka ndryshuar shumëçka Kosova është në një konfiguracion tjetër”, shtoi ai.

Sipas tij, as për Asociacionin, Kosova nuk merrte asgjë në bisedimet e mëparshme. “Kosova ka rikthye atë lëshim skandaloz për Asociacionin, tani kemi një Serbi tjetër, ka ndryshim të madh dhe Kosova ka dal mirë nga kjo. Asociacioni nuk do të jetë ai që do të ishte më herët. Kosova është ripozicionua, janë bërë shumë riparime, si ajo e tabelave dërgimin e Policisë atje, ndalimin e zgjedhjeve serbe”, tha Kraki.

Ai thotë se tash Serbisë duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes dhe heqja dorë nga pretendimet territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat