Humolli thotë se presioni ndërkombëtar për dinarin është dyfytyrësi e diplomacisë ndërkombëtare

Aktuale

Humolli thotë se presioni ndërkombëtar për dinarin është dyfytyrësi e diplomacisë ndërkombëtare

Më: 15 mars 2024 Në ora: 06:17
Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur në Kuvendit e Kosovës, Fatmir Humolli, e ka quajtur dyfytyrësi i të diplomacisë ndërkombëtare, presionin që të shtyhet zbatimi i vendimit të rregullores së BQK-së, që ndalon qarkullimin e dinarit serb dhe valutave tjera përpos euros në Kosovë.

Humolli duke komentuar edhe deklaratën e të dërguarin të ShBA-së, Gabriel Escobar se Kurti i ka premtuar se do t’i shqyrtojë disa nga propozimet e tij për këtë çështje, ka thënë se ky presion ndodhë për shkak të klasës politike në Kosovë

“Dyfytyrësi i e diplomacisë ndërkombëtare me bë presion në mënyrë të kundërligjshme  me funksionu prej 2008 një instrument pagese në Kosovë. Është një sjellje veç pse ka gjet një klasë politike naive, se sikur të ishte në nivel as që kish mundur me fol Escobari për këtë çështje”, ka thënë Humolli.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka treguar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit.

Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve të tij.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Humolli duke folur për punën e Qeverisë Kurti ka thënë se asnjë Qeveri nuk ka mundur t’i mashtrojë më mirë qytetarët se kjo qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat