Jep dorëheqje drejtori i Gazmend Muhaxherit në Pejë, tregon arsyet e largimit

Aktuale

Jep dorëheqje drejtori i Gazmend Muhaxherit në Pejë, tregon arsyet e largimit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:28
Gazmend Muhaxheri dhe Jeton Abazaj

Ka dhënë dorëheqje drejtori i financave në Komunën e Pejsë, Jeton Abazaj.

Përmes një postimi në Facebook, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij.

Abazaj ka thënë se pushtetit komunal nuk i ka kërkuar favore personale e as të mira materiale, duke thënë se u largua nga pozita pasi që sipas tij u tentua të shkelej dinjiteti i tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

E di që jeni mësu me pa prej meje postime me humor e me shumë kuptime, mirëpo ky postim e ka vetëm një kuptim;

Sot po jap dorëheqje nga posti im!

Shumë prej juve keni me pyet pse?

Po ju jap vetëm dy prej shumë arsyeve:

1. Më shumë e dua qytetin se sa pushtetin, andaj më mirë është të mbahem mend si djalë i qytetit, se sa si servil i pushtetit!

2. Në një vend ku nuk ta dijnë vlerën sa më shpejtë hape derën!

Këtij pushteti nuk i kam kërku as favore personale e as te mira materiale, thjeshtë kam kërku vlerësim e dinjitet, njerëzit largohen atëherë kur tentohet me ju shkel dinjiteti, njejtë po veproj edhe unë!

Ky është viti i 11-të që e ushtroj detyren e drejtorit të financave në Komunen e Pejës (më së gjati në këtë pozitë në Pejë e gjithë Kosoven qe nga paslufta), për secilin veprim individual gjatë këtyre 11 viteve ndihem krenar e njëkohësisht ju jap llogari.Kushdo që mendon që unë nuk kam punu drejtë ose kam bërë ndonjë dëm Komunes apo interesit publik, apo kam përfitu diçka paligjshem ejani edhe ju pres në debat publik, duke fillu prej: Kryetarit,nenkryetarit,pozites,opozites, përballemi për secilen temë të mundshme për këto 11 vite qeverisje edhe jashtë saj!

Po ashtu nga sot ndahet edhe rruga e ime me LDK-në, ata vazhdojnë “Rrugen e re” me formacione të vjetra, e une vazhdoj rrugen time me ide të reja. Asnjë obligim ndaj LDK-së e as askujt tjetër nuk e kam.

LDK vazhdimisht deklaron se partite tjera nuk kane njerëz, e këndej nuk u lejon hapësirë njerëzve që ka, se kush ka hapësirë në LDK ju tregoj më vonë!

Të gjithë qytetarët e Pejës i falenderoj nga zemra për përkrahjen që më kanë dhënë, po ashtu falenderime për shoqërinë,kolegët,miqtë e familjarët që me qendruan afër çdo herë!

Falenderim i veçantë për Asocacionin e Komunave te Kosovës, gjithë drejtorëve te financave të cilët si kryesues me kanë përkrah vazhdimisht,po ashtu falenderim edhe për të gjitha agjensitë dhe departamentet e Ministrise së Financave për bashkëpunim!

Për fund gjatë këtyre 11 viteve çka kam kuptu mund te vij në përfundim se;

“Një politikan me veprimet e tij mund të jetë më i rrezikshëm se sa një vrasës serik,vrasësi serik mund të vret 2-3 apo 10 vetë, ndërsa politikani i keq me një veprim e vret një shtet ose qytet”

Ne fund postimin po e mbylli me këtë foto të veçantë,këtë gomë e kam blerë në Zagreb si mbishkrim e ka “Bad memories eraser” e që i bjen (gomë për fshirjen e kujtimeve të këqija), andaj të gjitha kujtimet e këqija për këto 11 vite do ti fshi me këtë gomë, e kujtimet e mira e që janë shumë do ti mbaj me vete!

Shihemi në rrethana të reja!

Çdo të mirë nga Jetoni!

Pejë 15 Mars 2024!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat