Tahiri: Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit

Aktuale

Tahiri: Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:38
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një krahasim të këtij procesi me periudhën sa ishte në krye të dialogut.

Tahiri thotë se Qeveria ka dështuar në dialog, teksa e quan proces të “vdekur”.

Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk arriti ta shfrytëzojë letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kërkonte njohje reciproke.

Thotë se marrëveshja mund të arrihet pa njohje të ndërsjelltë e me formim të Asociacionit.

“Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them që kjo Qeveria aktuale ka dështuar në dialog. E kishin në dorë letrën e presidentit Biden që theksoi qartë që dialogu duhet fokusohet në njohjen reciproke mes dy shteteve por Kurti e dështoi atë letër, dështoi historikisht. Kosova nxori një marrëveshje që se përmban njohjen reciproke plus nuk ishte në gjendje ta kundërshtoj Asociacionin e edhe pse fitoi  50 për qind mbi kundërshtimin e Asociacionit tash e pranoi pa u skuqur”, thotë Tahiri.

Teksa ka folur për dialogun me Serbinë, ish-kryenegociatorja thotë se Serbia ka shpëtuar pa u ndëshkuar për sulmin në Banjskë falë dështimit të institucioneve kosovare. Kritikën ia faturon Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Këto ditë ia dha edhe tokat Manastirit (të Deçanit) e të tjera dështime ndërsa në përgjithësi për dialogun mund të them se është i vdekur sepse s’pati rezultate. Ky dialog në këtë periudhë në vend se të sjell stabilitet dhe paq solli tensione, mbërrijmë më situatën kur Serbia bëri agresion në Banjskë e Serbia mbeti e pa ndëshkuar e Kosova dhe sot është e ndëshkuar, kemi të bëjmë me qeveri inferiore por edhe ministri  të Jashtme inferiore që s’arriti s’paku që Kosovës t’i hiqen sanksionet e Serbisë t’i vihen këtu jemi sot”, u shpreh Tahiri.

E imazh pozitiv sipas Tahirit, Kosova në dialog kishte gjatë kohës kur ajo e udhëhiqte me këtë proces. Thotë se kanë arritur ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.

“Ku isha unë kryenegociatore aty edhe Kosova doli me imazh pozitiv se Kosova kishte grua, pra mu krye negociatore e Serbia as ne delegacion s’ka pas e unë i kam pas këshilltaret e mia, e kam fjalën ai dialog ku kam qenë unë për ato shtatë vite kemi arritur të shtrijmë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, kemi zhbërë struktura paralele serbe, marrë0veshje që kanë hequr pengesa Kosovë e serbi, e së pari vendosja e kufirit në veri sepse pikat kufitare ishin të djegura kur filluam dialogun në 2011 sepse Serbia dogji si reagim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thotë tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat