Përgjigja e Bislimit në Greqi në pyetjen se a mund të anëtarësohet Kosova në BE deri në vitin 2030

Aktuale

Përgjigja e Bislimit në Greqi në pyetjen se a mund të anëtarësohet Kosova në BE deri në vitin 2030

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:40
Besnik Bislimi, Athinë 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030 – Ëndërr apo Realitet?”, në Athinë, është pyetur se sa është reale mundësia e anëtarësimit të Kosovës në BE deri në vitin 2030.

Sipas një komunikate për media, ai ka theksuar se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së. Duke theksuar se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit, ai nënvizoi se vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane.

“Në fjalën e tij, teksa nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, ai tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin, dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian. Bislimi ka shtuar se Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces, duke analizuar dhe sektorët e fushat përmes së cilave edhe më së shumti dëshmojmë që jemi gati, kemi avancuar e shënuar progres të shpejtë dhe meritojmë hapa konkretë tutje”, thuhet në komunikatë.

Në këtë panel, Besnik Bislimi ishte së bashku me homologë nga rajoni e poashtu dhe përfaqësues nga Sllovenia, Sekretari i Shtetit për çështje Evropiane, Marko Stucin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopolou.

Kjo ngjarje u organizua nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit. Pas panelit të diskutimit, u organizua një pritje në margjina të eventit, e ku me ftesë nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë bashkë dhe me personalitetet e tjera nga ngjarja dhe paneli, thuhet në komunikatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat