Nushi: PSD-ja do të ofrojë një opozitë të mirëfilltë, duhet angazhim që të mos mashtrohen sërish qytetarët

Aktuale

Nushi: PSD-ja do të ofrojë një opozitë të mirëfilltë, duhet angazhim që të mos mashtrohen sërish qytetarët

Më: 16 mars 2024 Në ora: 08:39
Nol Nushi

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka shprehur zhgënjimin me partitë opozitare parlamentare për mënyrën se s’i po e kundërshtojnë Qeverinë.

Nushi thotë se opozita është dorëzuar karshi problemeve.

Sekretari i PSD-së ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja e veprimet të dëmshme siç i quan ai të Qeverisë Kurti.

Ndonëse nuk kanë marrë pjesë tash e sa zgjedhje, Nushi thotë se kjo parti do të angazhohet që t’i ofrojnë votuesve një opozitë të mirëfilltë.

“Ne jemi totalisht të zhgënjyer nga opozita parlamentare dhe nuk po besoj që veç ne, edhe votuesit e opozitës parlamentare janë të zhgënjyer sepse ka një dorëzim, ka njëfarë heshtje karshi gjitha këtyre problemeve që tashmë po bëhen të përditshme. Ne po flasim për këto vendime të mëdha por qeverisja është e mbushur edhe me vendime përditshme të vogla për të cilat duhet angazhim i çdoditshëm dhe njëfarë aktivizimi politik i pashtershëm për cilën nuk po ndodh nga opozita parlamentare. Rrjedhimisht PSD po qëndron këtu pothuajse e vetme si opozitë e vetme dhe prandaj edhe po garojmë këto zgjedhje që me i ofru Kosovës një opozitë çfarë i nevojitet”, thotë Nushi.

E duke folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Nushi thekson se vendimi është marrë politikisht. Ndërsa për BQK-në thotë se është e mbushur me militantë të VV-së.

“Kjo është taktikë e vazhdueshme e Kurtit për me i fut të tjerët në problem, dhe vetë me i qëndrua i pa prekur. Ne kemi dëgjuar Kurtin që është një vendim i një agjencie të pavarur qysh është Banka Qendrore. Ne të gjithë e dimë se kjo nuk është e vërtetë sepse figurat kyçe të BQK-së janë militantë të Vetëvendosjes krejt rrëfimi i VV-së ishte që ata e ndalin dinarin jo Banka Qendrore dhe kjo mundet me pi ujë ndoshta te populli jonë, që nuk kanë shumë shpresë ose nuk i besojnë shumë Kurtit po kjo nuk pinë ujë tek ata që marrin vesh këto raporte qysh janë partnerët e ndërmjetësit ndërkombëtar”, thotë Nushi.

Ndërsa vendimin e fundit për bartjen e pronës Manastirit të Deçanit, Nushi thotë se kryeministri Kurti po mundohet t’ia faturojë Gjykatës Kushtetuese. Thotë se kur vendimet nuk ishin në favor të VV-së, fajësoheshin gjyqtarët.

Absolutisht vazhdimisht ndërhyn për çdo vendim që nuk i pëlqen, pra ne kemi pa qysh i kanë quajtur të korruptuar, hajna, shërbëtorë të Serbisë, shërbëtorë të regjimit të kaluar, të gjithë gjyqtarët që eventualisht kanë marrë ndonjë vendim që nuk ju ka pëlqyer po qysh e pamë në fund, këta e zbatuan një vendim që thonin që është i Millosheviqit. Por këta këtu nuk janë fare parimorë këtë punë e kanë lojë me publikun, në mënyrën që për dështimet e veta ta gjejnë një fajtor, kjo është tipikë për populistët edhe autoritarët kur nuk mbërrin me i realizu premtimet e veta, ata duhet me gjet fajtor e jo zgjidhje, e këtu shpesh gjejmë fajtorë të organet gjyqësore”, u shpreh Nushi, për EO.

E 2024-ën, Nushi e quan vit zgjedhor, prandaj kërkon më shumë angazhim që siç thotë të mos mashtrohen sërish qytetarët nga VV-ja. Ai beson se punët e Qeverisë gjatë kësaj kohe do të jenë për fushatë elektorale.

“Unë nuk besoj që do të ketë zgjedhje të reja, se ne praktikisht jemi në atë vitin zgjedhor qysh quhet në ciklin politik, në vitin e fundit të mandatit, ku tashti besoj që Qeveria do të bëjë shumë veprime që qojnë në veprime të fushatës, do të rrisë numrin e të punësuarve, do të bëj fushata investime kapitale, të cilët nuk i ka bërë për tre vite në mënyrë që ta mbledh sa më shumë elektoratin rreth punëve të saj por nuk mundet me i kry të gjitha ato që i ka premtu në vitin e fundit të mandatit dhe ne këtu duhet të jemi të vëmendshëm që të ja përmendim çdo ditë dhe ta bëjmë opozitën që mos t’i lejmë qytetarët të mashtrohen përsëri”, thotë Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat