Berisha: Përplasjet për dinarin, lojë e Kurtit me ndërkombëtarët - ja cili është plani

Aktuale

Berisha: Përplasjet për dinarin, lojë e Kurtit me ndërkombëtarët - ja cili është plani

Më: 16 mars 2024 Në ora: 09:02
Hisen Berisha

Hisen Berisha ka komentuar vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e dinarit dhe përplasjes së nisur mes qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Deputeti i PDK-së theksoi se përplasjet janë një lojë mes qeverisë Kurti dhe ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen e dinarit në Bruksel dhe më pas të vendosin që dinari të bëhet valutë zyrtare e Asocacionit.

Berisha tha se të gjitha veprimet e Kurtit vijnë në kuadër të planit-franko gjerman për krijimin e Asocacionit.

“Për ta krijuar ‘status-quonë’ shikpën dinarin. Çfarë është përplasja për dinarin? Është një lojë tipike për ta çuar çështjen e dinarit në Bruksel dhe të bëjnë marrëveshje ndërkombëtare që të jetë valutë që do të përdoret në komunat me shumicë serbe pasi të krijohet Asocacioni. Asnjë qëllim tjetër s’ka patur përveçëse ta kthejë dinarin në një valutë të Asocacionit. Kjo do të ndodhë dhe jemi këtu dhe do ta shohim. Ata do ta legalizojnë si valutë zyrtare të Asocacionit dhe Banka Komerciale e Serbisë do të jetë rrjeti i sistemit banker për Kosovën. Ju i patë që bankat serbe i afruan sportelet. Ky është zbatimi i planit franko-gjerman”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat