26 vjet nga marshi i grave të Kosovës “Bukë për fëmijët dhe gratë e Drenicës”

Aktuale

26 vjet nga marshi i grave të Kosovës “Bukë për fëmijët dhe gratë e Drenicës”

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:39
26 vjet nga marshi i grave të Kosovës “Bukë për fëmijët dhe gratë e Drenicës”

Janë bërë 26 vjet nga protesta e grave “Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës”, të organizuar më 16 mars në vitin 1998. E gjitha kjo filloi pas masakrës në Prekaz të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 dhe rrethimit ushtarak të fshatrave të Drenicës.

Në atë kohë rreth 12 mijë gra kishin marshuar për rreth një orë e gjysmë për të arritur deri në Fushë-Kosovë ku ishin ndaluar nga policia serbe.

Qëllimi i këtij marshi ishte që t’i tregohet komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare se fëmijët dhe gratë në Drenicë ishin duke u rrezikuar nga vdekja, uria dhe nga vrasjet prej forcave serbe.

Marshi ishte organizuar nga Qendra për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve dhe Forumi i Gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat