Konjufca priti presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

Aktuale

Konjufca priti presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

Më: 18 mars 2024 Në ora: 16:34
Glauk Konjufca dhe Andrew Parsons

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Sipas komunikatës për medie, në takim me presidentin Parsons, u bisedua lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë.

“Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Presidenti Parsons e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat