Ky është arsyetimi i DASH-it për sanksionimin e Xhabir Zharkut

Aktuale

Ky është arsyetimi i DASH-it për sanksionimin e Xhabir Zharkut

Më: 18 mars 2024 Në ora: 17:07
Xhabir Zharku

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është përfshirë në “Listën e Zezë”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë edhe arsyetimin për sanksionimin e tij.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

“Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin”, thuhet tutje.

DASH-i thekson se do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat