Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE

Aktuale

Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:50
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar të hënën mbrëma, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksin e saj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë shumë të rëndësishme për rajonin. Ky reagim i Ramës vjen vetëm tri ditë para takimit të Këshillit Evropian që mbahet më 21 mars.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama në platformën sociale X.

Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme, por për të siguruar progres, sipas Ramës, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat