“Albini i ka fajet”, Pozhari u reagon opozitarëve: Tepër e ulët, ka mbetur vetëm edhe kjo ta thonë për Kurtin!

Aktuale

“Albini i ka fajet”, Pozhari u reagon opozitarëve: Tepër e ulët, ka mbetur vetëm edhe kjo ta thonë për Kurtin!

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:19
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili e ka kërcënuar Kosovën.

Derisa po ndodhë kjo, sipas analistit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po akuzohet nga ndërkombëtarët për “vendimin ligjor” lidhur me dinarin.

Pozhari ndër tjerash, i ka quajtur “të ulëta” kritikat e opozitarëve, duke thënë se nuk po “lënë gjë pa thënë për Kurtin”, përcjell Bota sot.

“Për Albin Kurtin kundërshtarët nuk lanë gjë pa thënë, ndër vite.

Ka mbet të thonë veç "qysh nuk e vranë në burg" që lumturia e tyre të jetë e plotë!

E ultë. Tepër!”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

“Deklarime të Vuçiq dje në prezencë të fëmijëve.

- Perëndimi duhet të zgjedh, Kosovën ose Serbinë.

- Serbia do të pres momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfytëzojmë mundësinë tonë.

- Banjska është akt heroik sepse po i vrisnin njerëzit tanë në Kosovë.

Ndërkohë, nga ndërkombëtarët akuzohet Albin Kurti për një vendim ligjor që ka të bëjë me valutën zyrtare të shtetit tonë.

Fort po du me shpresu se opozita kësaj radhe nuk do ta përdorë fjalinë e njohur: "Albin Kurti i ka fajet!"”, ka shkruar më tej Xhevdet Pozhari./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat