Ramë Buja: Në Kleçkë erdhën tre përfaqësues të BE-së, na fyen shumë, ishte vështirë me duru

Aktuale

Ramë Buja: Në Kleçkë erdhën tre përfaqësues të BE-së, na fyen shumë, ishte vështirë me duru

Më: 20 mars 2024 Në ora: 22:04
Ramë Buja

Ish-ushtari i UÇK-së, Ramë Buja, tregoi detaje për Konferencën e Ramubujesë.

Buja tha se në vitin 1998 kishin zhvilluar takim me treshen europiane dhe nga të njëjtit kishin marrë fyerje e poshtërime, të cilat tha se ishte e vështirë t’i përballonin.

“16 qershor 1998 kam qenë aktiv si ushtar i UÇK-së, por një gjë e di që në korrikun e atij viti në Kleçkë jemi taku unë, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi me tre europianët dhe aty në Kleçkë kemi biseduar gjatë dhe ashpër, ata bukur shumë na kanë fyer në njëfarë forme na kanë poshtëru e na kanë denigru”, tha Buja.

Por, më tej ai tha se biseda ishte zbutur dhe nga europianët ishin pyetur nëse janë të gatshëm me marrë pjesë në ndonjë Konferencë Ndërkombetarë ku do të flitej për Kosovën, në këtë pyetje ai tha se Jakup Krasniqi u kishte kthyer përgjigje.

“Fillimisht ishin gjëra të rënda me i përballu, por kah mesi i bisedës kanë ndërru hesapet. Ajo që na kanë thënë aty për një konferencë të mundshme që mund të realizohet diku për Kosovën, na është thënë a jeni të gatshëm me shku me ndonjë konferencë të mundshme që organizohet për Kosovën diku në botë. Përveç bisedave të tjera që kanë qenë jo të lehta, Jakupi ka thënë për Kosovën jemi të gatshëm me shku prapa diellit nëse ka nevojë”, tha Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat