Kosova me ushtri të vogël, por zemër të madhe - ndihmon Ukrainën

Aktuale

Kosova me ushtri të vogël, por zemër të madhe - ndihmon Ukrainën

Më: 20 mars 2024 Në ora: 23:19
FSK

Ushtri në tranzicion, e çdo blerje e rëndësishme e armatimit për të bën diferencën, por FSK-ja, armë duket se ka edhe për të tjerët.

Kështu ngjan për shkak se ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova në pakon e dytë ndihmëse do t’i gjindet Ukrainës edhe ushtarakisht.

Predha mortajash, kamionë, automjete taktike dhe të blinduara pritet të dorëzohen gjatë javës së ardhshme.

Një ndihmë e tillë është lajm i jashtëzakonshëm për ish-kolonelin Afrim Veseli.

“Sot 25 vite pas, një ushtri me kapacitete modeste si ajo e Kosovës ndan kapacitetet e saj logjistike për ta ndihmuar një popull dhe popujt për mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë është një lajm i jashtëzakonshëm,” ka thënë Afrim Veseli Ish-Kolonel i FSK-së

Nga ana tjetër ish-koloneli Hysen Gecaj thotë se rëndësi në mesin e kësaj pako ndihme është mesazhi që ajo përçon.

“Në aspektin e ofrimit të mjeteve materiale është fazë e dytë, e cila poashtuu është e rëndësishme por me kapacitete më të limitume. Por e rëndësishme është ana e porosisë dhe mesazhit politik që flet dhe tregon për orientimin euroatlantik të Kosovës,” u shpreh Hysen Gecaj Ish-Kolonel i FSK-së

Ministri Maqedonci një ditë më parë ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u mbajt në Gjermani, ku në të bëhen bashkë ministra të Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë ushtarakë nga rreth 50 vende.

Aty diskutohet kriza në Ukrainë dhe koordinimi për ndihmë ndaj ukrainasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat