Duraku: Vitia është kundër dialogut me infermierët, duhen veprime sindikale

Aktuale

Duraku: Vitia është kundër dialogut me infermierët, duhen veprime sindikale

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:46
Enlirat Duraku

Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve, Enlirat Duraku ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është kundër dialogut me ta.

Ai në emisionin “Herët” tha se nuk befasohet nga veprimet e ministrit Vitija, pasi sipas tij, ai ka zgjedhur injorimin total të infermierëve.

Tutje, ai tha se atyre iu duhet sindikata, siç tha ai në mënyrë që të kenë mbrojtje kushtetuese e ligjore.

“Kjo është pikërisht ajo se çfarë po tentohet prej Qeverisë, respektivisht prej SHKUK-së, QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë që drejtat tona ligjore t’i kërkojmë përmes gjykatës. Përmes tyre, ne e dimë që procedura shumë gjatë shkon…Këtë nuk do ta lejojmë na, sepse duket që Arben Vitia është kundër dialogut. Sindikatat promovojnë dialogun social, ndërsa nuk po befasohem se çfarë bën Vitia, vetëm se më vjen keq se si platformë të komunikimit me neve ka zgjedhur injorimin total… Prapë po them se më këtë ministri duhet veprime sindikale, radikale. Për këtë shkak po them se na duhet Sindikatë në mënyrë që të kemi mbrojtjen edhe kushtetuese edhe ligjore. Dialog më të nuk kish. Duket se vetëm duhet me lindu, jo vetëm ministrin Vitia, por komplet Qeverinë që mos me pas probleme ose ma pas qasje të paktën në takim me ta”, ka thënë ai.

Me tej, Duraku ka thënë se nëse shkon në ndonjë Klinikë të QKUK-së mund ta shohësh që një infermierë merret me 20 pacientë.

“Nuk ka komunitet më të injoruar, më të neglizhuar, më të stërngarkuar, pavarësisht deklaratave që dalin këtë… Një kamerë më marrë me shku në cilëndo klinikë mundësh me gjete një infermier duke u marrë më 20 pacientë…”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat