Kërcënimet e Vuçiq ndaj Kosovës, Escobar: Askush s’mund ta ndalë fqinjin e vet t’i zgjedhë aleancat e sigurisë

Aktuale

Kërcënimet e Vuçiq ndaj Kosovës, Escobar: Askush s’mund ta ndalë fqinjin e vet t’i zgjedhë aleancat e sigurisë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:22
Gabriel Escobar

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kërcënoi se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar e ka bërë të qartë se asnjë shtet nuk mund ta pengojë tjetrin në orientimin e saj strategjik dhe zgjedhjen e aleancave të veta të sigurisë.

“SHBA-ja beson se te gjitha shtetet janë të lira për të përcaktuar vetë politikën e jashtme dhe të zgjedhin aleancat e veta të sigurisë. Asnjë shtet nuk duhet të ketë veto ndaj orientimeve strategjike të fqinje të vet“, tha Escobar për reporterin.

Ndryshe, Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat