Escobari deklarohet pas deklaratave të Hillit

Aktuale

Escobari deklarohet pas deklaratave të Hillit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:34
Gabriel Escobar

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, thotë se ShBA-ja e mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n.

Por, sipas Escobar, në një deklaratë të dhënë ka thënë Serbia edhe asnjë shtet tjetër nuk mund t’ua përcaktojë fqinjëve të vetë zgjedhjen e aleancave të sigurisë, duke iu kundërpërgjigjur kështu një kërcënimi të presidentit serb ndaj Kosovës.

Escobar, këto qëndrime i dha duke komentuar edhe një deklarim të fundit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që citohet të ketë thënë se “Serbia sot është më afër NATO-s sesa Kosova”.

“SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë në theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në”, tha Escobar për gazetën online reporteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat