U lirua nga akuzat për vrasjen me eksploziv, avokati i familjes së viktimës thotë se aktin e kreu Dodë Gjikolaj

Aktuale

U lirua nga akuzat për vrasjen me eksploziv, avokati i familjes së viktimës thotë se aktin e kreu Dodë Gjikolaj

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:27
Prek Kola

Gjykata Themelore në Gjakovë dje ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit Dodë Gjikolaj, i cili sipas Prokurorisë Themelore akuzohej për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në lidhje me vendimin e Themelores në emisionin “Kosova Today” ka folur avokati i familjes Ahmeti, Prek Kola, i cili tha se ka pasur prova që i akuzuari Dodë Gjikola ka pasur kontakt dhe ka ndenjur në shtëpinë e të ndjerit për afër 1 muaj,

“I ka poseduar çelësat e shtëpisë dhe e ka pasur të njohur terrenin dhe ka bërë se kinse i kanë prishur raportet aty dhe ka ndodhur pastaj vrasja pas një jave”.

Ne konsiderojmë se këtu ka pasur provë të mjaftueshme, pra tre dëshmitarë, Gani Ahmeti, Fatime Ahmeti, Farije Ahmeti e sidomos dëshmitari Albert Kameri i ka vërtetuar në tërësi pretendimet e akuzës”, tha ai.

Tutje, Kola tha se familja e viktimës janë të bindur se vrasjen e ka kryer i akuzuari Dodë Gjikolaj, i cili dje është liruar nga gjykata.

“Edhe për mua si avokat por edhe për familjen është i papranueshëm dhe shpresoj që në të ardhmen mos të ndodhin këso vendime sepse besoj se qytetarëve duhet t’iu kthehet besimi në drejtësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat