Osmani: Në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin për gjithpërfshirje dhe mbështetje

Aktuale

Osmani: Në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin për gjithpërfshirje dhe mbështetje

Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ndarë një foto me fëmijët me Sindromën Down.

Osmani tha se secili person meriton vlerësim, respekt dhe mundësi të barabartë.

“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me Sindromën Down. Secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t'i jepet mundësi e barabartë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat