Kurti në Ditën Botërore të Sindromës DoWn: Shteti duhet të dëshmohet aty ku nevojat janë më të mëdha

Aktuale

Kurti në Ditën Botërore të Sindromës DoWn: Shteti duhet të dëshmohet aty ku nevojat janë më të mëdha

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me disa nga të punësuarit nëpërmjet Masës 1.6. Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Jam shumë i lumtur që po ju mirëpres që të gjithëve në Zyrën e Kryeministrit, në Ditën Botërore të Sindromës Down, që na bën neve edhe më të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për të ofruar kushte e qasje sa më të barabartë e të dinjitetshme për të gjithë pa lënë asnjeri prapa”, tha Kryeministri Albin Kurti.

Në këtë takim me Kurtin disa nga të punësuarit i kanë ndarë përvojat e tyre në vendet e punës, si dhe të praktikës me arsimin dual.

Poashtu u bisedua për punën që bëhet në pesë qendrat e Down Syndrome Kosova, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Për neve si shoqatë nuk ka qenë fare rrugëtim i lehtë për të arritur deri këtu. Kemi arritur bashkë me mbështetjen e institucioneve, miqve e bashkëpunëtorëve”, tha Sebahate Hajdini Beqiri, Drejtore Ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova.

Derisa kryeministri Kurtit tha se shteti dhe qeveria duhet të dëshmohen më së shumti e më së pari aty ku nevojat janë më të mëdha, e mundësitë më të pakta.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ritheksoi përkushtimin e MFPT-së për mbështetje të mëtejme për jetësimin e të drejtave për personat me Sindromën Down dhe ata me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat