Ministri Aliu paralajmëron gurëthyesit: Nuk do t’ju tolerojmë më…

Aktuale

Ministri Aliu paralajmëron gurëthyesit: Nuk do t’ju tolerojmë më…

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, paralajmëron masa ndaj gurthyesve që shkelin ligjin. Ai ka thënë se ka kaluar koha kur shëndeti dhe jeta e qytetarëve rrezikoheshin si shkak e veprimeve ilegale, duke deklaruar se do të ketë zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal.

Ai njofton se sot janë bërë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit “dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje”, shprehet Aliu.

Postimi i tij i plotë:

Zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vë rend në operimin e gurëthyesve anëkënd vendit.

Koha kur jeta dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme të cilat vepronin në mënyrë ilegale apo duke tejkaluar kompetencat e tyre ka kaluar. Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegal nuk është më e mundur.

Në kuadër të këtyre parimeve, sot bëmë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat