Zhurmë apo muzikë? Gastronomët heshtin për çmimet e larta, protestojnë për ankesat e qytetarëve për zhurmën

Aktuale

Zhurmë apo muzikë? Gastronomët heshtin për çmimet e larta, protestojnë për ankesat e qytetarëve për zhurmën

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Gastronomët e Kosovës zgjedhin heshtjen kur diskutohet për cmimet e larta në kafiteri e klube të natës mirëpo çohen në protestë kur po të njëjtit shqetësojnë banorët përreth me zhurmën e madhe që e shkaktojnë.

Në fakt, atmosfera brenda lokaleve për dikënd është thjeshtë muzikë, e për të tjerët është zhurmë që nuk i lë të flenë.

Arian Vrainca, përfaqësues i Gastronomëve të Kosovës, po pretendon se në këtë situatë, po iu bëhet e padrejtë.

Kjo ngase, sipas tij, Policia po gjobit kafiteritë në bazë të ankesave të banorëve dhe pa pajisje detektuese të zhurmës.

Vrainca madje hedh dyshime se ka kundërthënie edhe në mes të rregullores së komunës së Prishtinës me ligjin nacional nacional për rend dhe qetësi publike.

As koha për ndaljen e muzikës nuk është në të njëjtën vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat