Zeqiri: Në veri ka pasur progres, por me një kosto politike

Aktuale

Zeqiri: Në veri ka pasur progres, por me një kosto politike

Më: 21 mars 2024 Në ora: 22:08
Analisti Adrian Zeqiri

Analisti Adrian Zeqiri ka thënë që në veriun e Kosovës ka pasur progres, por kjo ka ardhur me një kosto politike.

“Nëse e marrim dhe e krahasojmë me status quonë që ka qenë më herët për gati 25 vjet, nga këtu e kuptojmë që ka ndryshim pozitiv të vendosjes së rendit dhe ligjit”, ka thënë Zeqiri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Struktura të cilat e kanë kontrollu atë pjesë të Kosovës, mbrojtja territoriale, Policia e Kosovës e cila ka ekzistu vetëm në emër, në kuptimin që ka qenë e Kosovës, sepse [ajo pjesë] ka qenë e kontrollume plotësisht prej strukturave paralele të kontrolluara prej Serbisë. Të gjitha këto tanimë nuk ekzistojnë atje”.

“Nëse shikohet prej pozicionit të vendosjes së një rendi dhe ligji dhe të një pushteti të qeverisë qendrore në atë pjesë të territorit, mendoj se ka pasur progres”.

“Mirëpo, nëse shikohet për koston politike të cilën Kosova është duke e paguar për këtë, mendoj se këtu ka hapësirë të diskutimit, dhe për më tepër, mënyra se si qeveria e Kosovës i ndërmerr këto hapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat