A ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit, Kurti: Po qysh nuk ishte i vështirë

Aktuale

A ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit, Kurti: Po qysh nuk ishte i vështirë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:14
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e përshkroi si “shumë të vështirë” vendimin për Manastirin e Deçanit, por këtë tha se e bëri kur peshoi të gjitha gjërat dhe konstatoi se është më mirë që të vazhdohet tutje.

Është vështirë të marrësh vendim mbi diçka që nuk pajtohesh, u pyet Kurti sa i përket vendimit për Manastirin e Deçanit.

Kryeministri Kurti tha në televizionin publik, “po qysh nuk është vështirë, është shumë vështirë”.

“Situata nuk ka qenë e lehtë por kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na kanë hequr dy, na kanë lënë vetëm një, kosotoja e bllokimit te vetëm ky kusht është më e madhe se kostoja e zbatimit të këtoj vendimi me të cilin nuk pajtohem. Në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE, të jemi të barabartë me Spanjën, Greqinë, Sllovaniknë, Qipron etj”, tha Kurti.

“Kur i kam pëshuar gjërat kam thënë që është më mirë të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat