Kamberi për deklaratat e Vuçiqit: Lugina e Preshevës e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i tij

Aktuale

Kamberi për deklaratat e Vuçiqit: Lugina e Preshevës e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i tij

Më: 22 mars 2024 Në ora: 09:35
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandër Vuçiq ka vite me radhë që po e luan rolin e piromanit.

Sipas Kamberit, kjo është politikë e rrezikimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Por, pavarësisht kësaj Kamberi deklaron se presidenti serb nuk ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan.

“Megjithatë, rasti i sulmit terrorist në Banjskë, dëshmoi qartë se cilat janë mundësitë realiste të Serbisë për një sulm eventual ndaj Kosovës. Nuk mendoj se ai ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan. Në fakt ai po vazhdon politikën e ekuilibrimit mes Perëndimit dhe Rusisë e Kinës”, është shprehur ai.

Kamberi thotë se të gjitha manovrimet dhe kërcënimet e Vuçiqit në drejtim të Kosovës po i bën për shpërqendrim të vëmendjes së opinionit të brendshëm.

Ndërsa, thotë se Lugina e Preshevës është në vazhdimësi e rrezikuar nga pushtetit i Vuçiqit.

“Lugina e Preshevës, për shkak të diskriminimit, është e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i Vuçiqit, por ai është i vetëdijshëm se një incident me kërcenim të sigurisë rajonale do ta internacionalizonte edhe më tej çështjen e Luginës. Pikërisht për këtë mendoj se kërcënimet e tij mbeten verbale, por edhe si të tilla ato ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm”, ka shtuar deputeti Kamberi.

Por, Kamberi hedh kritika ndaj Perëndimit, për siç thotë që po bën një tolerancë të tepruar karshi këtyre paralajmërimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat