Hovenier përkujton ish-sekretaren Albright në dy vjetorin e vdekjes: Mikeshë e vërtetë e Kosovës, siç presidenti Biden ka thënë, kampione e lirisë

Aktuale

Hovenier përkujton ish-sekretaren Albright në dy vjetorin e vdekjes: Mikeshë e vërtetë e Kosovës, siç presidenti Biden ka thënë, kampione e lirisë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:46
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka kujtuar sot në dy vjetorin e vdekjes, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Hovenier në këtë nderim të Albright në dy vjetorin e vdekjes, ka cituar fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e kishte quajtur Albrightin si kampionen më të madhe të lirisë në shekujt 20-21.

“Sot ne nderojmë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, Sekretaren Albright, në përvjetorin e vdekjes së saj.

Siç tha Presidenti Biden, “Liria qëndron kundër të gjitha gjasave përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri.

Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat