Grupi parlamentar i LVV-së lavdëron punën e Kuvendit, thonë se gjatë qeverisjes së tyre janë miratuar mbi 200 ligje

Aktuale

Grupi parlamentar i LVV-së lavdëron punën e Kuvendit, thonë se gjatë qeverisjes së tyre janë miratuar mbi 200 ligje

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:43
Adnan Rrustemi dhe Mimoza Kusari

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se ditën e premte kanë hyrë zyrtarisht në 4 vjetorin e qeverisjes.

“Dje kryeministri ka bërë ditur të arriturat e qeverisjes për 3 vite, ndërsa ne sot ju kemi ftuar të prezantojmë të arriturat e grupit parlamentar. Në periudhën kohore prej marsi 2021 deri në mars 2024 Kuvendi ka miratuar 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari – Lila.

Ajo gjatë konferencës tha se në vitin 2021 kanë miratuar 36 ligje, në vitin 2022 kanë miratuar 111 ligje, në vitin 2023 kanë miratuar 71 ligje, kurse në vitin 2024 kanë miratuar 2 ligje.

Kusari – Lila shtoi tutje se kjo legjislaturë ka shënuar suksesin më të madh se sa legjislaturat tjera, pavarësisht sfidave që janë përballur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat