Tri vjet me Qeverinë Kurti, qytetarët flasin për “të mirat” dhe “dështimet”

Aktuale

Tri vjet me Qeverinë Kurti, qytetarët flasin për “të mirat” dhe “dështimet”

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje sot mbush tri vjet nga fillimi zyrtar i punës. Përderisa kreu i Qeverisë është krenuar me punën e bërë gjatë kësaj periudhe, opozita e ka kritikuar vazhdimisht duke kërkuar edhe dorëheqjen e Kurtit. Ndërsa qytetarët ndajnë mendime të ndryshme se si ata e shohin qeverisjen Kurti gjatë këtyre tri vjetëve.

Shefki Shabani shprehet i pakënaqur me punën e Ekzekutivit pasi sipas tij deri më tani nuk ka bërë asgjë në të mirën e qytetarëve.

Shabani: Nuk jam i kënaqur hiç, nuk ka bërë asgjë ende.

“Nuk jam i kënaqur hiq, nuk ka asgjë ende. 00:18 Mendoj që prapë duhet ta marr qeverisjen Kurti, ka shumë njerëz që i votojnë”, u shpreh ai.

Por ndryshe nga Shefki Shabani mendon qytetari tjetër Shefqet Gashi, i cili i thur lëvdata punës së qeverisjes Kurti duke thënë se e ka dëshmuar veten në të mirë të popullit dhe vendit.

Gashi: Kurti ka dëshmuar veten duke mbrojtur Kosovën

“Jam i kënaquni vetëm ta vazhdojë punën, 00:37 Duhet të fitojë prapë, e ka treguar veten, e ka mbrojtur Kosovën, nuk më kanë pëlqyer disa gjëra që ka kërkuar te shtetet e jashtme, e ka mbrojtur ashtu siç duhet ta mbrojë atdheun dhe punën e vet,” tha ai.

Derisa zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen pas më pak se një vit, duke përmbyllur një mandat të plotë katërvjeçar, qytetari Ibrahim Abazi mendon se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti duhet të fitojnë serish, madje jep ehe përqindjen e votave që sipas tij do t’i fitojë në kutitë e votimit.

Abazi: Nëse fituar 52 për qind tani, Kurti mund të fitojë edhe me 80 për qind

“Ne fatmirësisht jemi një popull dhe vigjilent i ri, por edhe i dalë nga sida të proceseve madhore... por tani jo për tri vite këto të kaluara por duke e shikuar bazën e fillimit të qeverisë së re, pa marrë parasysh se ne nuk e kuptojmë çdo do të thotë individi, familja, grupi politik dhe institucionet ose dikasteret shtetërore. Jemi të tillë që shumësin e kthejnë në njëjës për interesa personale, i kthejmë gjërat e shumësit në njëjës, por është në pyetje që ky është një lider, të cilit nuk i intereson për asgjë, ky është i interesuar ta rikthejë dinjitetin nacional dhe kombëtar të Kosovës. Ne dinjitetin e kemi të shkelur. 03:02 Nëse ka fituar me 52 përqindje, tani mundet ta fitojë edhe me 80 për qind,” tha ai.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen, ‘vetëm nëse dëshiron opozita’. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha sot se opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kanë përgatitur një kërkesë për një debat në të cilën do të prezantojnë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet, pasi sipas kësaj partie opozitare, kjo qeveri vetëm i ka bërë dëme vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat